Storje Suksesi
Rrugëtimi i Mira Muratit drejt suksesit që transformoi botën
“U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë”. Kështu e nis rrëfimin inxhinieria shqiptare, Mira Murati, që me angazhimin e saj është bërë kryetemë e mediave.
E emëruar së fundmi Shefe Ekzekutive (CEO) e përkohshme në kompaninë OpenAI, pas shkarkimit të Sam Altman nga kjo pozitë.
Ndërsa si shefe e teknologjisë në OpenAI ajo udhëhoqi punën për platformat sikurse ChatGPT, DALL-E, OpenAI API dhe projekte të tjera. Historinë e saj impresionuese, Murati e ka dhënë në disa paraqitje e intervista. Së fundmi New York Times shkroi për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare.
Ajo rrëfeu se u lind në Shqipëri në vitin 1988 dhe prejardhja e saj besohet të jetë nga qyteti i Vlorës. Kur ishte vetëm 2 vjeçe, kishte rënë regjimi diktatorial asokohe në Shqipëri.
Për shkak se ajo kishte përjetuar ndryshimin e regjimit dhe librat e historisë që ndryshonin vazhdimisht, ajo u tërhoq drejt së vërtetës
Një nxënëse e shkëlqyer në Shqipëri, Murati fitoi një bursë për një shkollë të mesme ekskluzive ndërkombëtare në Kanada për dy vjetët e saj të fundit.
Pas kësaj ajo u certifikua me një diplomë inxhinierie në Universitetin Dartmouth një kolegj Ivy League. Projekti i saj i fundit ishte ndërtimi i një makine garash hibride.
Siç thuhet, pas diplomimit në Universitetin Dartmouth, Murati ishte për pak kohë një inxhiniere në një kompani të hapësirës ajrore pak kohë përpara se të bashkohej me prodhuesin e njohur të makinave Tesla.
Në kompaninë Tesla, ajo ishte për tre vjet Menaxhere e Lartë e Produkteve për prodhimin e Model X.
Në atë pozitë, ajo punoi gjerësisht në sistemin Autopilot, gjë që e bëri atë të interesohej më shumë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale.
Pas Tesla-s, Murati iu bashkua Leap Motion, kompanisë kompjuterike hapësinore e themeluar nga themeluesi i Midjourney, David Holz.
Ajo punoi ngushtë me një nga njerëzit më të zgjuar në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, duke mbikëqyrur si zëvendëspresidentin (VP), ashtu edhe aspektet inxhinierike të organizatës.
Kjo i dha asaj një përvojë të thellë, që e çoi në OpenAI.
Murati nuk iu bashkua kësaj kompanie fillimisht si Shefe e Teknologjisë, por ishte zëvendëspresidente e Partneriteteve të Inteligjencës Artificiale të Aplikuar.
Në atë rol, ajo drejtoi transformimin e OpenAI nga një kompani jofitimprurëse në atë fitimprurëse.
Nga ana e partneritetit, Mira ishte përgjegjëse për partneritetin e Microsoft, (filluar në vitin 2019).
Siç thuhet, në anën e Inteligjencës Artificiale të aplikuar, shqiptarja ishte përgjegjëse për lansimin e OpenAI API.
Kjo çoi që OpenAI të transformohej nga një organizatë jofitimprurëse në një entitet më të orientuar drejt tregtimit, duke futur një sistem ku përdoruesit mund të blinin kredite përdorimi për të hyrë në API të OpenAI, duke treguar një lëvizje drejt gjenerimit të të ardhurave përmes aktiviteteve tregtare.
A star student in Albania, Mira won a scholarship to an exclusive international high school in Canada for her last two years.
She followed that up with an engineering degree at the Ivy League school Dartmouth University.
Her senior project was building a hybrid race car.
3/10 pic.twitter.com/YqfM3jZXHz
— Aakash Gupta (@aakashg0) July 16, 2023
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit