Sport
Rruga drejt finales
Në 1/8 e finaleve do të ketë ndeshje mjaft interesante, ku më interesantja padyshim është Spanjë-Itali, derisa Zvicra do të ndeshet me Poloninë
Me përfundimin e fazës së grupeve janë mësuar të gjitha çiftet e fazës së ardhshme në “Euro 2016”. Belgjika dhe Republika e Irlandës ishin Përfaqësueset e fundit që siguruan biletën më tutje, shkruan albinfo.ch.
Nga dy ekipe prej gjashtë grupeve dhe katër më të mirat të pozicionuara në vendin e tretë të secilit grup kanë kaluar tutje në 1/8 e finales. Faza e dytë e “Euro 2016” do të nisë të shtunën, më 25 qershor, me tri ndeshje, derisa edhe të dielën zhvillohen tri ndeshje, kurse të hënën dy.
Në 1/8 e finaleve do të ketë ndeshje mjaft interesante, ku më interesantja padyshim është Spanjë-Itali, derisa Zvicra do të ndeshet me Poloninë.
Krahas kalimit tutje janë mësuar edhe çiftet, ndërsa tani është publikuar edhe skema drejt finales së madhe të Evropianit. Sipas skemës fituesi i duelit Zvicër – Poloni do të luajë me fituesin e duelit Kroaci – Portugali. Çerekfinalja e dytë do të caktohet mes fituesve të duelit Uells – Irlandë e Veriut dhe Hungari – Belgjikë. Çerekfinalja e tretë del të jetë supersfidë pasi fituesi i superndeshjes Itali-Spanjë luan me fituesin e Gjermani-Sllovaki.
Çerekfinalja e fundit caktohet mes fituesve të dueleve Francë-Irlandë dhe Angli-Islandë.
Orari i 1/8
E shtunë
15:00 Zvicër – Poloni
18:00 Uellsi – Irlanda e Veriut
21:00 Kroaci – Portugali
E diel
15:00 Francë – Irlandë
18:00 Gjermani – Sllovaki
21:00 Hungari – Belgjikë
E hënë
18:00 Itali – Spanjë
21:00 Angli – Islandë
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










