Shkurt.ch

Rritje e theksuar e numrit të rasteve sociale në qytetet zvicerane

Shkallën më të lartë të rasteve sociale e ka qyteti Biel/Bienne me 12% ndërsa më të ultën qyteti Uster me 1.6%

Numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale në qytetet zvicerane vjen gjithnjë duke u rritur. Vetëm në harkun kohor prej një viti (2016-2017) është regjistruar një rritje prej 5.2 për qind. Të kujtojmë: mesatarja e ngritjes ka qenë për një kohë të gjatë nën 3 për qind. Kështu thuhet në një raport të publikuar të martën, nga Shkolla e Lartë Profesionale e Bernës dhe Iniciativa Socialpolitike e Qyteteve, transmeton albinfo.ch.

Në 14 qytetet në të cilat është bërë hulumtimi, është regjistruar rritje e rrezikut për rënie në varfëri gjegjësisht në varësi nga ndihmat sociale te familjet që kanë fëmijë. Ndërsa rreziku në fjalë është dukshëm më i madh te gratë vetushqyese (me fëmijë dhe pa bashkëshort). Por, sipas raportit, rreziku rrëshqitjes në raste sociale është njësoj i lartë edhe te popullata me prejardhje të huaj, me qëndrim në Zvicër.

Shkalla më e lartë e shfrytëzimit të ndihmave sociale në mesin e qyteteve që kanë qenë objekt i këtij hulumtimi është regjistruar në qytetin Biel/Bienne të Kantonit të Bernës, transmeton albinfo.ch. Në këtë qytet, që prin prej vitesh në këtë drejtim, janë plot 12% të qytetarëve që varen nga ndohmat sociale. Ndërsa në skajin tjetër, me më së paku shfrytëzues të ndihmave sociale është qyteti nUster në Kantonin e Cyrihut, ku janë vetëm 1.6 të tillë.