Shkurt.ch
Rritet përqindja e të papunëve të kualifikuar
Në mesin e të papunëve janë gjithnjë e më shumë njerez të kualifikuar.
Në Zvicër më shumë se një nga tre të papunët ka një shkollim të lartë profesional, një kolegj apo diplomë universiteti. Përqindja e punëkërkuesve me arsim të lartë është rritur nga 10 në 17 për qind 2002-2013. Në kantonin e Cyrihut figurojnë tani gati një e katërta e të gjithë punëkërkuesve me një diplomë kolegji. Kështu thotë një studim nga Observatori Tregu i Punës në Zvicrën Lindore:, Aargau, Cyrih dhe Zug.
Sipas studimit në fjalë, numri i punëkërkuesve të kualifikuar në periudhën 2008-2013 është ritur me një normë vjetore prej 11.2 për qind.
Kantonet Zug dhe Zurich kanë raportuar 24 për qind e të papunëve me shkollim të larte kërkojnë një vend pune.
Në kantonin e Cyrihut, numri i IT-ve të papunë në mes të vitit 2008 deri në vitin 2014 është dyfishuar. Aktualisht, 900 IT thuhet të jenë prekur nga papunësia.
Sipas raportit të Observatorit mbi marrëveshjen Zvicër-BE nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) thonë se më shumë se gjysma e fuqisë punëtore, të cilët kanë emigruar nga viti 2002 deri 2014 nga 27 vednet e BE-së dhe vendet e EFTA-s kanë një diplomë universiteti dhe kolegji.
“Niveli mesatar i aftësisë së emigrantëve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i fuqisë punëtore rezidente.”
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












