Shqipëria
Rritet numri i turistëve në Shqipëri
Për herë të parë këtë vit agjencitë kanë programuar një sezon turistik veror që i kalon 45 ditë, për vizitorët e huaj
Moti i keq ka shoqëruar gjithë qershorin, kjo bërë ka që pushuesit vendas t’i largohen plazheve dhe të shtyjnë pushimet e parashikuara, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me turistët e huaj.
Agjencitë turistike në Shqipëri thonë se ka rritje të numrit të vizitorëve të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri.
Organizimi përmes prenotimeve, vënia në funksion e linjave me Charter, dhe futja e Shqipërisë së destinacionet turistike po jep ndikimet e veta, raporton “TCH”.
Korriku do të hyje me këmbë të mbarë, nga e diela rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, një lajm i mirë ky pushuesit dhe turistët, pasi agjencitë nga ana e tyre i kanë prenotimet me rritje pavarësisht se si do të jetë moti, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë këtë vit agjencitë kanë programuar një sezon turistik veror që i kalon 45 ditë, për vizitorët e huaj.
Zgjedhja e Shqipërisë për të kaluar pushimet nga turistet e huaj është një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë, megjithatë në shtator do të dalë dhe bilanci i plotë se sa pozitiv ka qenë sezoni i veror në Shqipëri.
Rritet numri i fluturimeve në Rinas
Për herë të parë këtë vit në Shqipëri po mbërrijnë fluturime Charter të organizuara me turistë edhe nga vendet skandinave.
Risi janë edhe charterat nga Izraeli ku turistë nga ky vend vizitojnë Shqipërinë për herë të parë. Për periudhën maj-qershor numri i shtetasve të huaj kanë vizituar Shqipërinë përmes aeroportit Nënë Tereza është rritur me rreth 60 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një të vitit 2017.
Vetëm gjatë dy muajve të fundit në aeroportin e Rinasit raportohet të kenë hyrë rreth 73 mijë turistë, dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku raportohet të kenë hyrë rreth 33 mijë turistë.
Ndërkohë gjatë javës së fundit në pikat e kalimit kufitar, Morinë dhe Bllatë kanë hyrë mesatarisht 8500 shtetas çdo ditë të cilët kanë deklaruar se udhëtimi i tyre është për qëllime turistike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












