Lajme
Rritet numri i refugjatëve që kërkojnë strehim në kisha në Gjermani
Një numër gjithnjë e më i madh refugjatësh në Gjermani po i drejtohen kishave për mbrojtje nga deportimi, kanë njoftuar përfaqësues të Kishës Protestante në Gjermani (EKD), shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënëseje të EKD-së, numri i kërkesave për azil në kisha është rritur ndjeshëm në shumë rajone, duke arritur deri në katërfishim në disa vende, si pasojë e presionit në rritje për dëbime. Megjithatë, për shkak të kërkesës së lartë, shumë prej këtyre kërkesave nuk mund të miratohen, duke lënë shumë refugjatë të pambrojtur përballë veprimeve të autoriteteve.
Tensionet janë shtuar, pasi qeveria e re gjermane, nën kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), ka paralajmëruar politika më të ashpra ndaj azilkërkuesve, përfshirë shtimin e deportimeve, një proces që kishte shënuar rënie gjatë vitit 2020.
Dietlind Jochims, kryetare e Komitetit Ekumenik Gjerman për Azilin e Kishës, ka theksuar se frika dhe pasiguria në mesin e refugjatëve me status të pasigurt kanë çuar në një rritje të ndjeshme të kërkesave për mbrojtje në kisha. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, 617 azilkërkues gjetën strehim në kisha, krahasuar me 604 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), transmeton albinfo.ch.
Praktika e strehimit të refugjatëve në kisha bazohet në traditat humanitare dhe të krishtera, megjithëse nuk ka një bazë të fortë ligjore. Ajo synon të ofrojë mbrojtje të përkohshme, duke mundësuar rivlerësimin e rasteve të azilit dhe kërkimin e alternativave ligjore.
Shumica e rasteve lidhen me të ashtuquajturin “Regullin e Dublinit”, ku refugjatët që kanë aplikuar për azil në një shtet tjetër të BE-së priten të deportohen atje. Megjithatë, thirrjet për masa më të rrepta po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë edhe këtë formë të mbrojtjes.
Në disa raste të viteve të fundit, refugjatët janë dëbuar edhe nga ambientet e kishave, ndërsa zyrtarët e kishës janë përballur me sanksione për mbështetjen e tyre ndaj azilkërkuesve.
Pavarësisht sfidave, EKD-ja ka mbrojtur fuqishëm strehimin e refugjatëve në kisha. Në një broshurë të publikuar së fundi, komisioneri protestant për refugjatët, Christian Stäblein, theksoi se azili në kishë jepet vetëm pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe si një mjet i fundit për të ofruar shpresë për ata në nevojë, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












