Lajme
Rritet numri i migrantëve, Italia shpall gjendje emergjence

Qeveria italiane ka shpallur gjendje emergjence gjashtëmujore për shkak të numrit në rritje të migrantëve. Ende vendimi nuk është miratuar, por ndërkohë në kuadrin e masave të ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, synohet të zgjidhet një i ngarkuar i posaçëm, i cili do të financohet me deri në pesë milion euro.
Shumë migrantë të sapoardhur?
Qeveria aktuale premtoi gjatë fushatës elektorale se do të veprojë ashpër kundër migracionit dhe nuk do të pranojë më migrantë në Itali. Megjithatë sipas shifrave të Ministrisë së Brendëshme që nga fillimi i vitit kanë hyrë në Itali 31.000 vetë që janë arratisur prej vendeve të tyre. Këta migrantë kanë hyrë në Itali ose të shpëtuar në det prej anijeve ushtarake italiane ose në mënyra të tjera pa një ndihmë të tillë.
Edhe pse numri i të ardhurve krahasuar me vitet e mëparshme është rritur dhe qendrat e pranimit si ajo në Lampeduza janë të tejmbushura, situata nuk krahasohet me atë të vitit 2015 gjatë luftës në Siri, thotë për Deutsche Welle-n Valeria Carlini nga Këshilli italian për Refugjatët, CIR. Në vitin 2015 nuk u shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallja e gjendjes së emergjencës është e pazakontë dhe tregon dobësi në zgjidhjen e një dukurie tashmë strukturore të migracionit, thotë Carlini. Qeveria italiane e drejtuar nga Berlusconi pati shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2011 kur nisi Pranvera Arabe.
Konsiderimi i migracionit si emergjencë nuk është në përputhje me politikën e migracionit të qeverisë, e cila synon të kriminalizojë ata që ndihmojnë migrantët në det, shpjegon Carmine Conte, analist i politikave juridike pranë “Migration Policy Group”, një think tank me seli në Bruksel.
Polarizimi i debatit për migracionin i nxitur nga qeveria italiane tregon, se mungon një strategji e detajuar për migracionin, që të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të mundësojë një akses të sigurtë në Evropë, thekson Conte. Valeria Carlini e konsideron këtë politikë në sfondin e popullsisë gjithnjë në plakje si dritëshkurtësi. Edhe tregu i punës që akutualisht ka vështirësi me forcat e punës në Itali mund të përfitojë nga një integrim social-ekonomik i migrantëve.
Çfarë është gjendja e emergjencës?
Gjendja e emergjencës i mundëson qeverisë italiane, që të shmangë parlamentin për miratimin e ligjeve. Edhe nëse këto ligje janë në kundërshtim me ligjet e mëparshme. Në rast të katastrofave humanitare apo katastrofave natyrore si p.sh, tërmete, gjendja e emergjencës krijon mundësi për t’i përshpejtuar dhe zbatuar më lehtë proceset.
Raffaele Bifulco, profesor i së drejtës kushtuetese në Universitetin Luiss në Romë, pranon, se shpallja e gjendjes së emergjencës ndonjëherë është e nevojshme si mjeti i fundit. Por në një sistem demokratik ky është një “zhvillim shqetësues”.
Po migrantët?
Meloni deklaroi, se qeveria me këto masa mund të garantojë më lehtë mjetet dhe ndihmat për hapjen e qendrave të reja të pranimit, identifikimit dhe riatdhesimit duke e manaxhuar në mënyrë më efikase lëvizjen e migracionit dhe duke përshpejtuar procesin e riatdhesimit. Ndër këto masa parashikohet ndërtimi i të paktën një qendre pranimi për çdo rajon. Aktualisht në të gjithë Italinë ka vetëm nëntë qendra të tilla.
Italia kërkon pjesëmarrjen evropiane në ndarjen e barrës së migracionit
Si shumë qeveri të tjera të mëparshme, edhe qeveria Meloni, kërkon më shumë solidaritet nga vendet anëtare të BE-së, si dhe një koordinim më të mirë të politikës së migracionit.”Duhet të jemi të qartë, se ky problem nuk zgjidhet kështu Zgjidhja është e lidhur me një ndërhyrje të arsyeshme dhe me përgjegjshmëri të Bashkimit Evropian”, tha ministri për Mbrojtjen nga Katastrofave dhe Politikën Detare, Nello Musumeci, për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
Nëse Meloni shpalljen e gjendjes së emergjencës do ta shfrytëzojë edhe në nivelin e Këshillit Evropian për të vënë në lëvizje për mbështetje vendet e tjera anëtare të BE-së, kjo sipas të intervistuarve nga DW, nuk është ende e qartë. Por të gjithë janë të mendimit, se hapi i fundit i qeverisë italiane ka një synim të qartë, që të vështirësojë mbërritjen e sigurt të migrantëve në Evropë./dw
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit