Shkurt.ch
Rritet kostoja e shërbimeve ambulantore në Zvicër
Sfera e shërbimeve ambulantore brenda spitaleve ka pasur gjatë vitit 2014 një kosto prej 6.7 miliardë frangash, që përbën një rritje prej 5.4% në krahasim me vitin paraprak
Gjatë vitit 2014 në Zvicër janë zhvilluar gjithsej 116.8 milionë konsultime mjekësore ambulantore dhe 1.4 milion qëndrime në spitale. Por, shpenzimet në sferën ambulantore janë rritur më shpejtë se ato në sferën stacionare (të qëndrimit në spitale). Një trend i tillë është duke u shënuar tashmë pesë vjet me radhë, bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrës Federale të Statistikës (BFS) të publikuar sot.
Sa u përket pajisjeve, spitalet janë të pajisura me aparatura të avancuara (për fotografime medicinale nga më të ndryshmet etj.), të cilat më shpesh shfrytëzohen në sferën ambulantore.
Sfera e shërbimeve ambulantore brenda spitaleve ka pasur gjatë vitit 2014 një kosto prej 6.7 miliardë frangash, që përbën një rritje prej 5.4% në krahasim me vitin paraprak. Ndërsa kostoja e qëndrimeve stacionare spitalore ka qenë 17.9 miliardë franga, dhe ka shënuar një rritje prej 3.9%.
Mesatarisht një qëndrim spitalor kushton 12.800 franga për një pacient, ose 300 franga më tepër se që ka kushtuar në vitin 2013. Ndërsa kostoja mesatare ambulantore në pesë vitet e fundit është rritur 2 për qind më shumë se ajo në shërbimet spitalore.
46000 konsultime ambulantore në ditë janë kryer në spitale gjatë vitit 2014. Pothuajse një e katërta (23%) e të gjitha konsultimeve ambulantore në përgjithësi, ku hyjnë kirurgjia ditore, rrezatimet, endoskopia etj. realizohen në pesë spitalet universitare të Zvicrës.
39% e pjesës tjetër të konsultimeve kryhen në 34 spitalet tjera të mëdha, te përgjithshme dhe 19% në spitalet tjera, të vogla. Ndërsa pjesa e mbetur ndahet në klinikat specialistike, si 9% në klinikat psikiatrike dhe 10% në klinikat me specializime si rehabilitimi, kirurgjia ose pediatria.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











