Shqipëria
Rriten remitancat
Remitancat, ose prurjet valutore të emigrantëve në Shqipëri, u rritën me 9% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017
Remitancat u rritën në këtë periudhë të parë të vitit 2018, në vlerën e 147 milionë eurove në Shqipëri, niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa trendi i zgjerimit është përshpejtuar në 3 mujorin e dytë të këtij viti.
Remitancat vijojnë të jenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në Shqipëri. Pas vitit 2008 prurjet e emigrantëve shënuan rënie, duke reflektuar krizën e shteteve fqinjë, por pas vitit 2013 remitancat iu rikthyen sërish rritjes, transmeton “ATSH”.
Sipas studimeve të Bankës Qendrore, të ardhurat nga emigrantët (remitancat), janë një burim i rëndësishëm financimi për ekonominë vendase, të cilat kanë treguar se janë në gjendje t’u rezistojnë edhe situatave të krizave ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse shifrat janë pozitive, shfrytëzimi i këtij burimi mbetet ende larg niveleve potenciale. Një shfrytëzim më i plotë i tyre do t’i kthente remitancat (të ardhurat nga emigracioni) në një katalizator për zhvillimin ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit, në të ardhmen.
Remitancat, ose prurjet valutore të emigrantëve në Shqipëri, u rritën me 9% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











