Kosova
Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar të këtij viti. Sipas këtij indeksi, çmimet e konsumit në janar të këtij viti janë rritur për 1.8% krahasuar me janarin e vitit të kaluar dhe për 0.3% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinë (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Për muajin janar inflacioni ishte 0,3%.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












