Lajme
Rreth 38 mijë votues që nuk u telefonuan nga KQZ-ja, regjistrohen si votues
Nga Sekretariati i KQZ-së është propozuar që të regjistrohen si votues jashtë vendit edhe 37 mijë e 896 qytetarë që nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit nga KQZ-ja.
“37 mijë e 896 aplikues të cilët janë aplikues të suksesshëm dhe e kanë të konfirmuar zotësinë juridike por nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit dhe rekomandimi është që të gjithë të pranohen si votues jashtë vendit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti, përcjell Albinfo.ch.
Ahmeti ka dhënë detaje edhe për numrin e votuesve brenda një vendvotimi.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgji6thshme asnjë vendvotim brenda qendrës së votimit nuk e kalon numrin e 750 të votuesve. Nga praktikat e mëhershme KQZ-ja e ka rritur në 950 dhe në bazë të saj është formuluar lista përfundimtare. Numri maksimal i votuesve në vendvotim të jetë 950”, ka thënë Ahmeti.
Në ndërkohë Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, u ka bërë apel subjekteve politike që të rreshtojnë masat e vendosura për virusin Covid-19.
“Nga nesër fillon fushata zgjedhore e cila zgjat deri me 12 shkurt të këtij viti. Të gjitha institucionet relevante janë të informuara për këto afate. Po u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që janë certifikuar t’I mirëmbahen rregullave që I ka vendosur, IKSHPK’ja dhe Qeveris e Kosovës. Të gjithë ftohen që përveç rregullave të kodit të sjelljes, ta respektojnë edhe këtë pjesë ligjore”, ka thënë Buleshkaj.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










