Kosova
Rreth 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Rastet e reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë, por shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve.
Vetëm gjatë ditës së premte 30 qytetarë humben betejën me këtë virus.
Ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi është rreth 20 mijë.
“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total, numri i rasteve aktive është 19.923”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












