Lajme
Rregullorja e re gjermane anulon terminet për viza të punës
Ambasada gjermane thotë se për viza punë, nga janari i vitit 2021, duhet të ketë riregjistrim. Kjo për shkak se ka hyrë një rregullore e re në fuqi.
Tutje në përgjigje bëhet e ditur se riregjistrimet mund të bëhet pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga koronavirusi.
“Me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat për termine do të publikohet çdo muaj në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtë”, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës gjermane për IndeksOnline, transmeton Albinfo.ch.
Po ashtu bëhet e ditur se rregullat e aplikimit për viza pune të parapara në rregulloren e re, në pjesën më të madhe përputhen me rregullat e vlefshme deri tani.
Por krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjensia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









