Sport
Rrëfimi i Mustafit
Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi ka rrëfyer për karrierën e tij nga Evertoni në Arsenal, si dhe migrimin në Gjermani
Shkodran Mustafi, tani është njëri nga futbollistët kryesorë tek Arsenali. Ai kaloi nga Valencia për 45 milionë euro, por rruga e tij deri këtu ka qenë mjaft e vështirë.
Madje, jo vetëm sa i përket anës sportive. Futbollisti shqiptar nga Gostivari ka treguar për jetën e tij në një intervistë për tablodin e njohur anglez “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.
Nga Gjermania ai shkoi në Everton. “Evertonit iu bashkova me 17 vite si një djalë i ri dhe kam punuar pa ndërprerë për gjatë gjithë kohës. E kuptoj David Moyes që nuk më merrte në ekipin e parë pasi ishin duke ecur mirë, por pas dy viteve e gjysmë kam menduar se duhet të luaj më shumë. Mora vendimin t’i bashkohem Sampdorias në Serie B. Ishte një hap prapa, por e dija se me punë mund t’ia dalë të rikthehem përsëri në nivelet e larta”, u shpreh Mustafi.
Ai karrierën e filloi në Hamburg të Gjermanisë. “Kur isha 14 vjeç u bashkova me akademinë e Hamburgut, 100 km larg shtëpisë sime. Në atë moshë luftoja rregullisht për një vend në ekip. Ishte e vështirë, pasi nuk isha në shtëpi, nuk isha pranë familjes dhe shoqërisë sime dhe”, thekson tutje futbollisti shqiptar.
Mustafi thotë se gjithçka filloi nga zero. “Mendoj se fati im, është si i babait tim. Ai filloi nga zero duke lënë shtëpinë e tij dhe vendin e tij për të migruar në Gjermani për të ndërtuar një jetë më të mirë. Fillova nga zero dhe jam ngritur shumë në karrierën time. Unë e kisha më të lehtë se babai im pasi u linda në atë vend (Gjermani), e dija gjuhën dhe ishte më e lehtë. Gjithçka që kam i detyrohem babait tim”, vazhdon tutje Mustafi.
Ai asnjëherë nuk e mohon se është shqiptar. “Kur shkoj në Shqipëri, shoh fëmijët 6-vjeçarë që nuk shkojnë në shkollë, por duan të punojnë. Nuk ka shkolla të duhura dhe kjo është një arsye që ata duan të migrojnë në një vend më të mirë si Anglia apo Gjermania. Është e komplikuar kjo situatë, mirëpo duhet t’i kuptojmë”, tregon Shkodrani.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











