Sport
Rrëfimi i kapitenit të Kosovës
Unë i premtova babait tim se në momentin që do të kishte drejtë Kosova të luaj me lejen e UEFA-s do ta merrja këtë vendim. Nuk jam pishman për këtë zgjedhje”, tha Ujkani
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani në një intervistë për mediat franceze ka rrëfyer kalimin nga Shqipëria në Kosovë, por edhe shumëçka tjetër, shkruan albinfo.ch.
“Nuk mund t’i kuptojë ata që më gjykojnë për largimin tim nga Shqipëria në Kosovë. Unë kam lindur në Kosovë, kam përjetuar luftën dhe kam dashur që ta ndihmojë vendlindjen time sapo më është dhënë mundësia. Trajneri De Biasi ishte pengesë për kalimin tim te Kosova, mirëpo presidenti i Federatës, Armand Duka më mundësoi kalimin. Mendoj që De Biasi u frikësua se të tjerët do ta ndiqnin rrugën time”, ka thënë Ujkani.
Ai nuk është penduar që ka zgjedhur Kosovën. “Pas zgjedhjes që kam bërë e kam humbur Kampionatin Evropian dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri, mirëpo tani jam i lumtur. Unë i premtova babait tim se në momentin që do të kishte drejtë Kosova të luaj me lejen e UEFA-s do ta merrja këtë vendim. Nuk jam pishman për këtë zgjedhje”, tha Ujkani.
Djaloshi ka thënë se në ekipin e Kosovës është një atmosferë e jashtëzakonshme dhe se të gjithë djemtë e Përfaqësueses janë të lidhur shumë me vendlindjen.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











