Lajme
Rrëfimi i Beratit: Nga zhgënjimet në Kosovë, tek ëndrrat në Cyrih
Berat Haskaj jeton prej dhjetë vjetësh në Cyrih
Ai vendosi të emigrojë në Zvicër për të ndjekur ëndrrën e tij në kërcimin modern, por edhe për arsye ekonomike që nuk ia mundësonte dot vendlindja e tij.
Pas luftës në Kosovë ai krijoi grupin e tij të kërcimit, një nga grupet që ka marrë pjesë në shumë evenimente brenda dhe jashtë Kosovës.
Berati ka rrëfyer një nga zhgënjimet e tij më të mëdha në vitin 2006, ku ai do të përfaqësonte vendin në një kompeticion në SHBA dhe nuk arriti dot të siguronte buxhetin prej 3000 eurosh nga sponsorët dhe Ministria e Kulturës, raporton TCH.
Viza iu anulua nga ambasada amerikane, pasi ai nuk u paraqit në takim, dhe automatikisht humbi pjesëmarrjen në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Kjo është edhe një nga zhgënjimet e tij më të mëdha, pasi atë ditë ai pësoi dhe një aksident me automjetin e tij që mund të ishte dhe me pasoja fatale për jetën e tij.
Në fund të vitit 2008 ai vendosi të emigrojë në Zvicër, duke ndjekur dhe hapat e babait të tij, i cili kishte emigruar vite më parë. Në 2 vjetët e para ai punoi në një restorant në Cyrih, dhe aty nisi të mësojë gjuhën gjermane.
Ai jeton aktualisht me familjen e tij në Zvicër, është i martuar me një shqiptare, si dhe punon një kompani automjetesh.
Pasdite merret me pasionet e tij, kërcimin dhe këngën.
I pyetur nëse ka menduar të rikthehet në Kosovë pas disa vjetësh, ai përgjigjet: “Nëse do të ishit në lëkurën time, Zvicra është vendi më i sigurt dhe më i qetë në botë, nuk do ta lija kurrë”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












