Kosova
Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se masakra si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë, ka treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.
“Kjo si dhe masakrat e tjera vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik, i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.
Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë. “Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai. Në fund, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti.
“Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj së shpejti do t’i bashkohen familjes europiane”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










