Kultura
Rock bendi legjendar “Ilirët” performon në Cyrih
Rok grupi i mirënjohur kosovar i viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, “Ilirët”, do të përformojë para publikut shqiptaro-zviceran në Cyrih.
“Ilirët” janë të njohur me stilin e tyre rock folk, dhe sot e asaj dite ata e kultivojnë këtë muzikë.
“Ilirët” rikthehen në skenë më 2009 pas një pauze njëmbëdhjetëvjeçare.
Grupi “Ilirët” është i njohur për këngët si “Xhamadani vija vija”, e cila është bërë “Himni i shqiptarëve”, “Kënga e Naimit”, “Fjalët e qiririt” dhe shumë këngë të tjera.
Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” kishin kënduar edhe dhjetëra këngë të tjera, siç ishte edhe ajo “Larg vendlindjes” që trajtonte çështjen e azilantëve kosovarë që gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar jetonin të vetmuar nëpër shtetet perëndimore, ku njihet edhe refreni “Oj Kosovë ty të kam hajmali”.
Koncertin në Cyrih të “Ilirëve” e organizon Fatmir Haziri nga „Special Events Different Show”
E premte, më 29 janar 2016, nga ora 20:00
Blok, Schiffbaustrasse 3, 8005 Zurich: https://www.facebook.com/
events/911375832267063/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Janar 2016
- Ora20:00
- LokacioniZurich
- Data e përfundimit7 Maj 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Fletëza , 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë Në duart e vogëlushëve tuaj ndodhet çelësi për ta zbuluar botën – një botë që nuk...
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
-
Mira Murati siguron fonde prej 2 mld euro për start-up-in e saj të ri në fushën e IA
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë