Kosova
Robinho do të vuajë nëntë vjet burgim në Brazil për dhunimin e shqiptares
Mësohet se ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Real Madridit, Robinho, duhet të vuajë dënimin prej nëntë vjetëve burgim për përdhunim në vendin e tij, Brazil, ka vendosur një gjykatë, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Robinho, 40 vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë italiane në vitin 2017 për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të një 22-vjeçareje shqiptare në vitin 2013.
Që atëherë, ai ka jetuar në Brazil. Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij.
Gjyqtarët në Brasilia vendosën të mërkurën se Robinho duhet të vuajë dënimin në Brazil pas një kërkese nga Italia.
Ai do të mbetet i lirë në pritje për ta apeluar vendimin.
Ish-reprezentuesi brazilian, i cili ka 100 paraqitje për vendin e tij, luante për AC Milan në kohën e krimit.
Pasi u shpall fajtor, Robinho humbi apelin në vitin 2020 përpara se Gjykata më e lartë e Italisë e la në fuqi dënimin më 2022.
Më pas prokurorët italianë lëshuan urdhërarrest ndërkombëtar për të.
Futbollisti ka thënë të dielën se seksi me shqiptaren ka qenë “konsensual”.
Robinho fitoi dy tituj të La Ligës në katër sezone në Real Madrid, përpara se t’i bashkohej Cityt për shumë rekorde asokohe rreth 35 milionë euro në shtator të vitit 2008.
Pas dy sezonesh ai u bashkua me Milanin, ku kaloi pesë vjetët e ardhshme përpara se të transferohej në skuadrën kineze Guangzhou Evergrande dhe të kthehej në Brazil me Atletico Mineiro.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












