Sport
Robin Krasniqi, ndër boksierët më të mirë të vitit 2016 në Gjermani
Në kategorinë “Profis nacional” Krasniqi bënte pjesë bashkë me emrat më të njohur të boksit si: Wladimir Klitschko, Arthur Abraham, Jürgen Brähmer, Marco Huck...
Boksieri shqiptar, Robin (Haxhi) Krasniqi është nominuar ndër boksierët më të mirë të vitit 2016 në Gjermani. Kështu e ka vlerësuar boksierin junikas revista më e madhe e boksit në Gjermani “Box Sport”, njofton “albinfo.ch”.
Revista kishte hapur një sondazh ku lexuesit mund të votonin për boksierin e vitit 2016. Në kategorinë “Profis nacional” Krasniqi bënte pjesë bashkë me emrat më të njohur të boksit si: Wladimir Klitschko, Arthur Abraham, Jürgen Brähmer, Marco Huck, Jack Culcay, Dominic Bösel, Tyron Zeuge, Vincent Feigenbutz, Leon Bauer …
Lajmin për këtë vlerësim e kishte shpërndarë edhe vet boksieri Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.
Krasniqi ishte boksieri shqiptar me i suksesshëm për vitin 2016. Dy fitoret e arritura këtë vit kundër kundërshtarëve Cagri Ermis dhe Jurgen Doberstain dhe dy titujt e vlefshëm WBA dhe WBO Inter-Continental, sollën Krasniqin në pozitën 3 në WBO.
Krasniqi së shpejti do të ngjitet në ring përballë boksierit numër 2 në WBO, Arthur Abraham. Dueli për kategorinë super të mesme ndërmjet këtyre dy boksierëve do të vendoset me 4 janar në Budapest të Hungarisë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












