Sport
Rita Ora krenohet me Majlindën
“Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë”, ka shkruar Rita Ora në ‘Instagram’
Shumë figura të rëndësishme janë duke shprehur emocionet mbi fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike. Mesin e tyre edhe Rita Ora, e cila ka publikuar një fotografi të Majlinda Kelmendit, ku kjo e fundit shihet me medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike të Rios, shkruan albinfo.ch.
Rita Ora është shprehur se kjo e ka bërë edhe më krenare që është kosovare dhe shqiptare. “Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq që jam kosovare!”, vazhdon Majlinda Kelmendi. Ne të duartrokasim ty vajzë”, ka shkruar në ‘Instagram’, Rita Ora.
Urimet për Majlindën ishin nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe nga këngëtarja tjetër Dua Lipa, që do të performojë më 9 gusht në Prishtinë, derisa nuk kanë munguar reagimet as nga politikanët, artistët e sportistët e ndryshëm.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











