Kosova
Rihapen të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës tha se të premten u hapën vendkalimet kufitare veriore me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat mbetën të mbyllura për rreth tri javë për shkak të bllokimit të rrugëve në zonë nga grupe qytetarësh serbë.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat sot në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Hapja e këtyre vendkalimeve pasoi largimin e bllokadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u mbyllën nga grupe serbësh më 10 dhjetor në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish-polici serb nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve.
Dy ditë më parë i arrestuari u lirua dhe të enjten pasdite filloi largimi i bllokadave në veri, një lëvizje që u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si një shenjë e uljes së tensioneve që nxitën shqetësimin për ripërtëritjen e konfliktit ndërmjet dy vendeve ballkanike.
Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










