Lajme
Revolucion në industrinë e aeroplanëve, krijohet motori që punon me hidrogjen

Airbus ka njoftuar se po krijon një motor novator që do të punojë me hidrogjen, dhe se planifikon ta testojë atë në aeroplanin më të madh komercial që është ngritur ndonjëherë në qiell.
Gjiganti francez i aviacionit zbuloi, më 30 nëntor të këtij viti, se do të montojë motorin midis krahëve dhe bishtit të një avioni A380. Fluturimet testuese do të fillojnë në vitin 2026, si pjesë e nismës Airbus Zero, që lidhet me objektivat e reduktimit në maksimum të lëndëve djegëse, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Motori përdor disa qeliza karburanti që kthejnë hidrogjenin në energji, e cila më pas fuqizon një helikë. “Nëse do të arriheshin objektivat teknologjikë, këta motorë mund të jenë në gjendje të fuqizojnë një avion me 100 pasagjerë”, thotë nënkryetari i Projektit Airbus Zero, Glenn Llewellyn.
Hidrogjeni është shpallur prej kohësh si një alternativë e qëndrueshme ndaj karburantit tradicional të avionëve. Industria e aviacionit prodhon 2.8% të emetimeve globale të CO2 dhe përballet me sfida më të vështira se sektorët e tjerë për çështjen e dekarbonizimit, për këtë arsye progresi ka qenë shumë i ngadaltë.
Avionë të tillë që synojnë të përdorin hidrogjenin kanë qenë në zhvillim që nga mesi i shekullit të 20-të, por janë përballur me pengesa të shumta. Infrastruktura e nevojshme për prodhimin dhe shpërndarjen e hidrogjenit vazhdon të jetë një problem i madh, e madje mund të prishë edhe planet e kompanisë Airbus për të prezantuar një avion të tillë deri në vitin 2035.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri