Kosova
Reuters shkruan për spiunët rusë në Kosovë
Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës, thuhet në artikull
Ministri i Brendshëm i Kosovës tha të shtunën se është arrestuar një gazetare ruse në kufi me dyshimin se ajo mund të ishte spiune dhe autoritetet e sigurisë po kërkonin “qëllimet e saj”. Kështu nis artikulli i Reutersit për Kosovën.
Ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla, tha se bëhej fjalë për gazetaren Daria Aslamova.
“Shumë vende kanë vërtetuar se ajo ishte e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ajo pretendonte të ishte gazetare”, tha Svecla në deklaratën për shtyp.
Reuters nuk mundi të verifikonte akuzat e ministrit Sveçla. Gazetarja nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat.
Sveçla ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa foto të gazetares me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe një tjetër me presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës.
Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Serbinë janë ndezur kohët e fundit dhe kanë arritur “kulmin” javën e kaluar pas marrëveshjes për targat.
Tashmë detyrimi është shtyrë.
Serbët etnikë përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Kosovës, që është 90 për qind shqiptarë etnikë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










