Kosova
Remitencat të orientohen në investime
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se remitencat në Kosovë duhet të orientohen më shumë tek investimet.
Ai shton se kanë të gatshëm një databazë, e cila do të mundësonte identifikimin e gjithë diasporës.
Është po ashtu i gatshëm të jepte informata më të plota rreth aktiviteteve të tyre në vendet ku veprojnë.
“Remitencat vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i financimit për ekonominë e Kosovës. Nëse e marrim referencë vetëm tre vjetët e fundit, kemi një rritje prej vitit të në vit. Në vitin 2021 kemi pasur rreth 1. 15 miliardë euro, pastaj në vitin 2022 kanë qenë rreth 1. 22 miliardë dhe këtë vit shënojmë mbi 1.30 miliardë euro remitenca që kanë ardhur në Kosovë dhe ka një rritje prej 9. 9 për qind. Prandaj në masë të madhe po e potencoj se është një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm i financimit për ekonominë e Kosovës”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, remitencat ndikojnë kryesisht në likuiditetin e sektorit bankar dhe kjo kryesisht vërehet gjatë sezonës së verës, kur në masë të madhe diaspora vjen në Kosovë.
“Kryesisht remitencat janë të orientuara në konsum, konsumi është një prej atyre kategorive që në masë të madhe po e ndikon në rritjen ekonomike në vend dhe, sipas një analize që e kemi bërë, vërehet se remitencat në masë të madhe e ndikojnë edhe likuiditetin e sektorit bankar, kjo vërehet sidomos në periudhën kur diaspora është në Kosovë në sezonin e verës. Ajo çka duhet të punohet është që më shumë që këto para që vijnë dhe që janë të orientuara në konsum, të punohet në drejtim të asaj që të orientohen ka investimet. Nuk po e them se konsumi është një prej kategorive kryesore që sot e financon rritjen ekonomike në vend por sido që të jetë është mirë që të punohet më shumë në drejtim të asaj që këto remitenca që vijnë këtë formë të jenë të orientuara më shumë kah investimet ku kemi shumë nevojë”, thotë tutje Mehmeti për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













