Lajme
Rekord të infektuarish në Suedi
Mediat suedeze shkruajnë se vendi i tyre ka shënuar një tjetër rekord të infektuarish për të tretën ditë radhazi, përkatësisht 23,877 raste në 24 orë. Vala e katërt ka përfshirë vendin, duke mbingarkuar kështu sistemet shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
Në valën në rritje të rasteve me Covid-19, kryesisht për shkak të variantit Omicron, ka pasur një rritje të shtrimeve në spital në shumë pjesë të vendit, megjithëse numri i viktimave ka mbetur i qëndrueshëm.
Suedia, e cila nuk ndoqi rregullin e karantinës gjatë pandemisë, kufizoi numrin e tubimeve publike muajin e kaluar dhe i kërkoi kujtdo që kishte mundësi të punonte nga shtëpia për të mbajtur në kontroll koronavirusin.
Më shumë se 82% e suedezëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë të dyja dozat dhe rreth një e treta e të rriturve kanë marrë dozën përforcuese.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











