Lajme
Rekomandohen ilaçe të reja për pacientët me Covid nga OBSH-ja
Në një njoftim të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Ilaçi Baricitinib rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata që ndodhen në gjendje kritike, në kombinim me Kortizonikët, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve, përcjell albinfo.ch.
OBSH-ja tha se marrja e këtyre medikamenteve zvogëlon nevojën që pacientët të futen në Kujdes Intensiv dhe është gjetur që nuk shkaktojnë efekte anësore.
Rekomandimi i këtyre ilaçeve është bërë nga rezultatet e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë të infektuar me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike.
Një rekomandim i ngjashëm është bërë edhe për ilaçin tjetër të antitrupave monoklonale. Ilaçet e rekomanduara së fundmi nga OBSH-ja i shtohen një liste të gjatë të trajtimit për COVID-19.
Që prej nisjes së pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën janë regjistruar mbi 319 milionë raste dhe mbi 5.5 milionë njerëz kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












