Kosova
Regjistrohet viktima e parë me koronavirus në Kosovë
Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike
Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 86-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.
KOHA mëson se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus.
Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike, përcjell albinfo.ch.
Dy fshatra të Gjilanit, në karantinë
Komuna e Gjilanit ka shënuar dy rastet e para pozitive me virusin COVID-19, duke e çuar në 31 numrin e rasteve në Kosovë deri më tani. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se dy fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq do të futen në karantinë nga sot, por jo edhe qyteti i Gjilanit.
Dje janë marrë 66 mostra nga Gjilani për t’u testuar me koronavirus, dhe dy nga to rezultuan pozitivë.
Dy rastet janë nga fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq të kësaj komune dhe nuk kanë histori të përbashkët.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










