Lajme
Refuzohen 100 milionë vaksina AstraZeneca
Komisioni Evropian deklaroi të enjten se nuk do të zgjedhë të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës së “AstraZeneca”, pavarësisht se kjo përfshihet në kontratën që BE ka nënshkruar me kompaninë.
Një zëdhënës tha në një konferencë shtypi se afati për të ushtruar të drejtën për blerjen tashmë ka skaduar dhe Unioni nuk planifikon ta rinovojë atë.
Komisioni ka porositur 300 milionë doza nga “AstraZeneca” në kuadër të një kontrate prej 400 milionë dozash, 100 milionë prej të cilave janë opsionale, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Më herët, Brukseli ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e nismave ligjore ndaj kompanisë, për shkak të vonesave në shpërndarjen e saj.
“Çfarëdo hapash që të merren ndaj “AstraZeneca”, ato do të ndërmerren nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare në kuadër të një strategjie që duhet ta implementojmë së bashku. Sa i takon çështjes së vaksinave, ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet që na ndihmojnë të garantojmë shpërndarjen e tyre në kohë”, u shpreh Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Deklarata e Komisionit Evropian vjen në një kohë kur disa vende evropiane, si Danimarka, e kanë braktisur vaksinën e ofruar nga kompania anglo-suedeze, ndërsa të tjera kanë shtyrë procesin e vaksinimit me të, në pritje të rezultateve të mëtejshme mbi lidhjet mes dozave dhe mpiksjes së gjakut.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













