Kosova
Reagon pronari i Shtëpisë së të Moshuarve “Orenda” pas rastit skandaloz
Anton Rasaj, pronar i Shtëpisë së të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ka reaguar pas rastit në Pejë, ku një infermiere dhunoi një grua të moshuar.
Rasaj thotë se i ka larguar nga puna personelin në fjalë dhe ka kërkuar që me shpejtësi të veprohet nga institucionet përkatese.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! Unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh në shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marrë veprimet personalisht!
Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosëm t’i investojmë në vendlindje. Kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkatdhetarët tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lënë pa fjalë dhe plot mllef!
Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indiniatë.
Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si jam ndierë kur e kam parë sjelljen e infermiereve.
Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndejkim përgjegjesit në procedura të tjera ligjore po ashtu.
I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar!
I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!
E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë!
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









