Kosova
Reagon kryetari i Pejës: Kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitet
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në një shtëpi për të moshuar në këtë qytet.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si një e moshuar rrihet fizikisht e maltretohet nga pjesëtarët e stafit.
Kryetari Muhaxheri ka thënë se komuna nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime të tilla, ndërsa ka shtuar se i kanë ftuar organet e rendit që rastin ta trajtojnë me seriozitet.
“Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike. Kemi ftuar publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ndryshe, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara, të cilat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё. /
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










