Kosova
Reagimet në Kosovë: A do të japë dorëheqje Thaçi?
A do të japë dorëheqje Hashim Thaçi pas aktakuzës së Tribunalit Special
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prill kishte thënë se nuk jep dorëheqje nëse e fton për intervistim Tribunali Special.
Megjithatë, ndaj tij tashmë është dorëzuar një aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për vepra të rënda kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte.
Thaçi, i pyetur se a jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Special, kishte mohuar diçka të tillë, raportojnë mediat kosovare.
“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa, unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend s’e kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, ka thënë ai në T7.
Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 privime nga jeta. “Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte ndër të cilat, privime nga jeta paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 veprave të paligjshme. Veprat e rënda të paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.
Kjo zyrë thotë se është detyruar ta bëjë publike aktakuzën, për shkak se, sipas saj, Thaçi e Veseli i kanë bërë vazhdimisht presion dhe kanë tentuar që vazhdimisht ta pengojnë punën e tyre.
Reagon Tomë Gashi
Tomë Gashi ishte i ftuar në RTV Dukagjini për të folur mbi aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Speciales ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai tha se nuk është pritur një gjë e tillë dhe se do të duhej që presidenti të ishte në Washington pas tre ditësh me presidentin serb Vuçiq, “Është një lajm shumë i keq për Kosovën. Veçanërisht për të gjithë ushtarët e UÇK-së”, tha Gashi.
Ai e ka quajtur në kundërshtim me ligjin publikimin e aktakuzën kundër Thaçit e Veselit dhe të tjerëve.
“Bërja publike është shkelje procedurale e procedurave të brendshme të Gjykatës Speciale. Ajo bëhet nga Gjyqtari i Specializuar. Afati i gjyqtarit për shqyrtimin e lëndës është gjashtë muaj. Në këtë rast kemi situatë të kundërt”. Sipas deklaratës, aktakuza ishte bërë më 24 prill.
Raporton Associated Press
Associated Press raporton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime gjatë luftës. “Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish-luftëtarët e tjerë separatistë u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë.
Në një deklaratë të lëshuar nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëhet e ditur se presidenti dhe të tjerë të dyshuar “janë përgjegjës për afro 100 vrasje”.
Akuza të tjera përfshijnë zhdukjen me forcë, persekutimin dhe torturat.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









