Lajme
Rasti i 400 kilogramëve të kokainës, shenjëstrohet për liberalizimin e vizave
Në mesin e tri rasteve të shenjëstruara nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) është edhe rasti i koduar si “Adriatiku”, e që ka të bëjë me kapjen e 400 kilogramëve të drogës së llojit kokainë ditë më parë në Lipjan.
Për këtë rast janë të akuzuar 7 persona, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, si të dyshuar se kanë dorë në aferën më të madhe të shënuar ndonjëherë për nga sasia e narkotikëve të kapura në Kosovë, pasi nga Policia e Kosovës u sekuestruan 400 kilogramë kokainë të fshehura brenda produkteve të mishit në një kamion që vinte nga Brazili.
Shenjëstrimi i këtij rasti nënkupton se rrjedha e tij do të ketë impakt direkt edhe në përfitimin e të drejtës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm – pa viza, në shtetet e zonës Shengen.
Kjo pasi mosliberalizimi i deritashëm i qarkullimit të kosovarëve mbetet në fuqi, në radhë të parë si pasojë e mosluftimit të korrupsionit e krimit të organizuar, e përsëritur kjo shpesh nga përfaqësuesit e shteteve të bllokut evropian.
Veçimi i këtij, dhe dy rasteve të tjera “Eufond”, “Thesari”, është bërë në takimin e ekipit të përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, takim ky i kryesuar nga kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj.
Sipas Prokurorisë, personat e lidhur rreth kësaj afere dyshohet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal, me veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve dhe në drejtim të veprës penale armëmbajtje pa leje.
Shtatë të arrestuarit po dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit që transportoi drogë në vlerë të rreth 20 milionë eurove të llojit kokainë në Kosovë. Policia e Kosovës pati treguar edhe se aksioni për identifikimin e rrjetit për transportin e drogës brenda Kosovës do të vazhdojë, ndërsa janë konfiskuar edhe një mori provash, të cilat do të përdoren gjatë procedurës së mëtejme ligjore.
Një sasi prej 400 kilogramë kokainë më 17 maj ka hyrë përmes pikës kufitare në Vërmicë nga Shqipëria për në Kosovë.
Ndërsa më 17 maj 2021, Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre 7 personave, shkruan kallxo.com, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










