Kosova
Rashiq: S’duhet të ketë frikë nga bosnjëzimi i Kosovës
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosobë, Nenad Rashiq, është shprehur i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Rashiq e ka konsideruar të rëndësishëm themelimin e Asociacionit për komunitetin serb në Kosovë.
“Pa dëshirë e kisha pranuar atë obligim, por normale nëse ka nevojë për një gjë të tillë kryeministri. Unë në çdo moment jam i gatshëm të jap kontributin në këtë aspekt. Unë e konsideroj vetën si një profesionist dhe kisha marrë përgjegjësi, megjithatë obligimet që do të na kishin dalë si pjesë e qeverisë do t’i kishim marrë pa asnjë problem”, ka thënë ai.
Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet.
“Konsideroj se Asociacioni pasi që është një marrëveshje ose obligim që është marrë me vite, rikujtoj se marrëveshjet ndërkombëtare kanë një fuqi më të lartë se ligjet lokale dhe normale se obligimet duhet të respektohen. Unë inkurajoj jo vetëm kryeministrin, por edhe nivelin teknik se sa i përket formimit të Asociacionit nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës apo ligjeve. Është ai elementi aty që garanton se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Ka qenë pika e dytë mos gabohesha të marrëveshjes së vitit 2015, ku thuhet se kjo marrëveshje së pari duhet të kalohet përmes Kushtetutës apo ligjeve të Kosovës. Bazuar në këtë, kjo e siguron një themel të besueshëm që një gjë e tillë sikur shkelje apo manipulimi brenda ligjeve nuk duhet të ndodhë”, ka theksuar Rashiq.
Ai ka deklaruar deklaron se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit.
“Pasi s’kemi draftin tjetër, edhe pse unë e lexova draftin, por të them të vërtetën shumë gjëra nuk i kam bash të qarta. E di se për draftin mund të them se është një formë gjithëpërfshirëse dhe nuk është hyrë në detaje. Në momentin kur bëhet prezantimi i draftit, qoftë të dërgohet në Kushtetuese apo të dërgohet për verifikim në Komisionin e Venecias, unë do të kisha pasur pyetje, sepse nuk e kam të qarta. Mirëpo nuk është pyetje a do të pajtohem unë apo jo, pasi kemi profesionistë të cilët e vërtetojnë saktë a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë vet do të përpiqet që të inkorporoj ndoshta disa ide të mira por përndryshe unë nuk kam aspak frikë se mund të ndodh një Bosnjëzim, sikurse që thuhet sepse prapë institucionet janë këtu dhe veprojnë. Në fund të fundit nga ai vlerësim që do të ndodhte nuk do të kishte prishur rendin dhe kushtetushërinë”, ka theksuar Rashiq.
Sa i përket të ashtuquajturit “kuvend gjithëserb”, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bën thirrje për unitetin e serbëve në gjithë rajonin, Rashiq ka deklaruar se ato janë deklarata boshe dhe vetëm për përdorim të brendshëm./KP
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











