Sport
Rashica i lumtur që kaloi periudhën e vështirë
“Ky është niveli ku dua të arrij. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Në dy ndeshjet paraardhëse, nuk isha as i grumbulluar. Ishte e vështirë, kjo është Vitesse që të gjithë duam të shohim”, u shpreh Milot Rashica
Mesfushori kosovar, Milot Rashica nuk ka shkëlqyer si edicionin e kaluar. Ai kishte disa probleme edhe me lëndime, që ia vështirësuan të dëshmojë më së miri aftësitë e tij, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke u zgjedhur edhe në ekipin më të mirë të javës në Holandë. Ai asistoi në fitoren 3:1 ndaj Zwolles.
Rashica ishte i lumtur për këtë vlerësim, derisa kaloi një periudhë mjaft të vështirë. “Ky është niveli ku dua të arrij. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Në dy ndeshjet paraardhëse, nuk isha as i grumbulluar. Ishte e vështirë, kjo është Vitesse që të gjithë duam të shohim. Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe kishim nevojë për ta. Kjo duhet të jetë pika e kthesës për ne”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











