Futboll
Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi
Milot Rashica e ka mbyllur me gol sezonin 2018/19 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Ylli i Kosovës shënoi nga penalltia përballë RB Leipzig në fitoren e ngushtë të Bremenit 2-1.
Werder e mbylli këtë edicion në pozitën e tetë në tabelë, me 53 pikë dhe vetëm për një pikë mbeti jashtë Ligës së Evropës.
Gjithsesi për Rashicën ishte një vit i mbarë, pasi shënoi nëntë gola dhe bëri pesë asistime në Bundesliga, derisa kontribuoi edhe me tre gola e një asistim në Kupën e Gjermanisë.
“E dinim se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe duhej ta fitonim patjetër, por që triumfuan edhe kundërshtarët tanë”, tha Rashica.
Vushtrriasi e cilëson një sezon pozitiv për klubin, edhe pse nuk arritën të futen në garat evropiane.
“Kemi qenë shumë afër, por nuk ia dolëm të shkonim në garat evropiane. Gjithsesi e cilësoi si një sezon shumë pozitiv. Sezonin e ardhshëm do të bëjmë më shumë”, tha Rashica.
Krejt në fund reprezentuesi i Kosovës deklaroi se është shumë i kënaqur edhe me ecurinë e tij në kampionat dhe kupë.
Për Rashicën interesim ka shfaqur pikërisht kundërshtari i djeshëm RB Leipzig si dhe dy skuadrat angleze, Everton e Crystal Palace.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











