Lajme
Raportohet për kushte të rënda në Fshatin Olimpik në Francë
Pas rrezikut të shëndetit në lumin Senë, apo ushqimit jocilësor dhe me racione të kufizuara, sportistët elitarë që konkurrojnë në Lojërat Olimpike janë përballur edhe me një tjetër problematikë. Shumë prej tyre kanë akuzuar kushtet jo të mira të dhomave në Fshatin Olimpik.
Një prej zërave më të fortë ishte Tomas Çekon, italiani që në Paris 2024 fitoi dy medalje olimpike. Kampioni olimpik i notit në 100 metra shpinë dhe medalje bronzi në stafetën 4 herë 100 metra në stil të lirë, vendosi të flejë jashtë.
Video e tij, i shtrirë mbi batanije në bar, i pozicionuar poshtë një stoli ka bërë xhiron e rrjetit. Çekon akuzoi se dhomat e sportistëve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe aty është e pamundur të qëndrosh. Për më tepër, ai shtoi se edhe shtretërit nuk janë komodë për të fjetur.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










