Shkurt.ch
Raporti i MPI shqyrton politikat e integrimit në Danimarkë
Ky raport i MPI Europe është i fundit në serinë që shqyrton shkallën e pranimit dhe integrimit të imigrantëve në Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe
Tema e integrimit të imigrantëve ka pasur një politizim të madh në Danimarkë dhe ka qenë përcaktuese për rezultatet e zgjedhjeve.
Danimarka ka qenë në mesin e vendeve të para evropiane që ka zhvilluar dhe implementuar që në vitin 1998 një dokument gjithëpërfshirës të quajtur “Akti i integrimit”. Me fjalë të tjera, ajo ka qenë e para që ka centralizuar koordinimin e përpjekjeve integruese brenda një ministrie, duke bërë bashkë aty kompetencat e ministrive dhe agjencive të ndryshme që më parë ishin kompetente për çështjen e integrimit.
Ndryshimet e fundit në kuadrin e politikave kombëtare daneze të integrimit shkojnë në drejtim të integrimit (që nënkupton trajtimin e gjithë popullatës në vend të trajtimit të grupeve të caktuara) dhe decentralizojnë koordinimin, pas zhbërjes në vitin 2011 të Ministrisë qendrore për refugjatë, Migrantë dhe për Integrim.
Sigurisht, integrimi në rrafshin nacional paraqitet i vështirë që nga momenti kur politika e integrimit, edhe pse e dizajnuar për nivel qendror, aplikohet në nivel lokal.
Një raport i ri i Institutit për politikën e Migracionit në Evropë (Decentralizimi i integrimit të imigrantëve: Iniciativat daneze të integrimit në punësim, arsim dhe çështje sociale) trajton zhvillimin e politikave të integrimit të të huajve në Danimarkë gjatë 15 viteve të fundit. Ai fokusohet veçanërisht në decentralizimin e politikave të këtushme të integrimit. Raporti trajton dallimet në mes të nivelit nacional dhe atij lokal, ku në fusha të caktuara ka konstatuar ekzistimin e politikave më pak restriktive dhe më shumë akomoduese në favor të integrimit të imigrantëve.
Në rrafshin nacional, një synim i politikës aktuale të integrimit është lidhja e përpjekjeve për integrim në procesin ekonomik, edhepse termi “integrim” nuk përdoret për përshkrimin e këtyre përpjekjeve. Raporti po ashtu përshkruan hollësi të shembujve të ndryshëm të politikave të integrimit të imigrantëve që gjenden si në tregun e punës ashtu dhe në edukim.
Raporti po ashtu shqyrton qytetet si Kopenhaga dhe Aarhaus me ç`rast konstaton se dy komunat përkatëse kanë ndërmarrë një qasje më të vetëdijshme drejt integrimit Kjo qasje mund të shihet në këto dy qytete si në teori ashtu dhe në praktikë.
Vlerësimi i efekteve të përpjekjeve për integrim është një sfidë. Ndërkohë që progresi drejt realizimit të synimeve specifike – si shkalla më e ulët e punësimit të të huajve – është i matshëm, është e vështirë të vlerësohet se cilat iniciativa janë të përgjegjshme. Raporti analizon vlerësimin e tillë dhe ofron rekomandime për të thelluar kuptimin e integrimit si një kornizë më e gjerë politike në Danimarkë.
Ky raport i MPI Europe është i fundit në serinë që shqyrton shkallën te e cila kanë mbërritur katër shtetet që konsiderohen si veterane në drejtim të pranimit dhe integrimit të imigrantëve, siç janë: Danimarka, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Fjala është për shkallën e arritur në prioritetet e integrimit në fushat si edukimi, punësimi dhe kohezioni social. Në portalin në vijim mund të shikohet raporti dhe të lexohen studimet për vendet e përmendura veç e veç: www.mpieurope.org
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












