Lajme
Raport: Importet e armëve në Evropë janë rritur ndjeshëm
Megjithëse tregu ndërkombëtar i armëve ka pësuar një rënie gjatë dekadës së fundit, importet e armëve në Evropë janë rritur ndjeshëm, kryesisht “për shkak të tensioneve midis Rusisë dhe shumicës së vendeve evropiane”, përcjell albinfo.ch.
Kjo është sipas një raporti të ri të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), i cili tregon një rritje prej 47% të importeve të armëve në Evropë, kur krahasohet periudha 2013-2017 me 2018-2022, pavarësisht se tregu i përgjithshëm ra me 5.1%.
Rritja e kërkesës për armë në territorin evropian është veçanërisht e dukshme që nga pushtimi rus i Ukrainës.
Për tri dekada, Rusia ka qenë qartë eksportuesi i dytë më i madh i armëve pas Shteteve të Bashkuara. Moska ruan pozicionin e saj, por ka parë rënien e pjesës së saj në tregun global në 16% dhe tani ndiqet nga afër nga Franca me një pjesë prej 11%.
Sipas Siemon T. Wezeman, një studiues i lartë në Programin e Transferimit të Armëve të SIPRI, “Pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të kufizojë më tej eksportet e armëve të Rusisë”, e cila “do të ketë përparësi furnizimin e forcave të saj të armatosura, ndërsa porositë nga shtetet e tjera do të mbeten të reduktuara për shkak ndaj sanksioneve” kundër Kremlinit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









