Shqipëria
Rama synon organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se synim e ka që të organizojë Samitin e NATO-s në Tiranë dhe se ka vënë kandidaturën për ta organizuar në vitin 2027.
Rama ka folur edhe për çmimet e larta në Vlorë. Ai ka thënë se është mërzitur me çmime, ndonëse thotë se do t’u sjellë vlonjatëve turistë me hapjen e aeroportit atje vitin e ardhshëm.
“Do të hapim vitin e ardhshëm edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Do t’ua sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që t’ia vënë çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë më shumë se çmimi i biletës nga Londra në Vlorë. Vlonjatët, nuk ke çfarë i bën. Ne shkojmë përpara, por ata shkojnë edhe më përpara, ndaj ndonjëherë ngelin dhe thonë “ku vajtën””, ka thënë Rama, raporton TCh, përcjell Albinfo.ch.
“Dua të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe dua të kemi në Tiranë Samitin e NATO-s, kemi venë kandidaturën për vitin 2027 dhe do t’i qepemi dhe do t’i bindim që s’ka më mirë se Shqipëria. Do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës, se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur me ato çmime”, ka thënë Rama./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri