Kosova

Rama merr “Çelësin e Tiranës”, i dhuron një plis Veliajt

Vizitën e parë në cilësi të udhëheqësit të kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama zgjodhi ta bëjë në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë.

Aty u prit nga homologu i tij, Erion Veliaj. Ky i fundit e nderoi duke i dhuruar “Çelësin e Tiranës”.

Veliaj tha se pret bashkëpunim më të thellë mes dy qyteteve.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që po e pres në Bashkinë e Tiranës mikun tim, vëllain tim, kryetarin e Komunës së Prishtinës, të sapozgjedhur me energji të reja dhe me një frymë jashtëzakonisht pozitive”, tha Veliaj transmeton Albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Përparim Rama i dhuroi Veliajt një plis.

“Reprezentimi i kulturës, traditës e vlerave tona”, tha Rama.