Kosova
Rama kërkon nga KE-ja ta shpallë të pabazuar raportin e Dick Martyt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.
Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, të shkruara në raportin e Dick Marty-t, raporton Albinfo.ch.
Këtë e konfirmoi sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim më Facebook ka thënë se raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.
“Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi. Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022”, ka shkruar Rama.
Tutje ai ka bërë të ditur se Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).
“Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nismë shprehje kuptimplotë të këtij vullneti”, ka thënë Rama.
Kryeministri shqiptar po ashtu bën të ditur se rezoluta u është dërguar:
1.Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
2.Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
3.Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
4.Presidentit dhe zv.presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
5.Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
6.Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
7.Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











