Shqipëria
Rama: Kam hyrë në borxh me familjen për baltën që po më hedhin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka zgjedhur që përmes një video live të komunikojë drejtëpërdrejt me qytetarët përmes rrjetit social “Facebook”.
Ai tha se veprimet e opozitës janë për interesa vetjake.
Rama shtoi se ka interesa partiake, të cilat synojnë përçarjen e zgjedhjeve.
“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri te regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”, tha kryeministri Rama.
Rama tha se edhe se ka hyrë në borxh të pashlyeshëm mbi familjen e tij për, siç e quajti ai, baltën e hedhur në të.
“Kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët, gruan, nënën, që mbajnë mbi shpatulla baltën e padrejtë që më hedhin mua, por edhe me të afërm dhe miq që nuk mbahet mend se kur i kam takuar herën e fundit. Por, e kam pranuar si haraçin e madh për privilegjin e pakrahasueshëm që shumica më ka zgjedhur për të drejtuar këtë vend”, shtoi Rama.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














