Kosova
Qyteti i Gjenevës përkrah kooperativën e grave të Krushës së Madhe
Gjatë vizitës së delegacionit zviceran është përuruar projekti që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për punë, për gratë gjatë procesit të përpunimit të perimeve, rritja e hapësirës gjatë kohës se ushqimit për punëtorët në kooperative dhe rritja e numrit të punëtoreve
Një delegacion nga qyteti i Gjenevës, Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri, ish-president, tani këshilltar, Gregoire Carasso, Sami Gashi këshilltar, Himena Puentes financiere dhe Valentina Wenger, bashkëpunëtore personale, kanë vizituar Komunën e Rahovecit, përkatësisht Kooperativën Bujqësore “Krusha”, dhe janë pritur në takim nga kryetari Smajl Latifi, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Gjatë vizitës së delegacionit zviceran është përuruar projekti që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për punë, për gratë gjatë procesit të përpunimit të perimeve, rritja e hapësirës gjatë kohës se ushqimit për punëtorët në kooperative dhe rritja e numrit të punëtoreve të rregullt në kuadër të Kooperativës Bujqësore “Krusha” që është financuar nga qyteti i Gjenevës, përcjell albinfo.ch.
Fahrije Hoti, përfaqësuese e Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ka thënë se janë mbledhur për të shënuar një ditë të veçantë.
Ajo ka falënderuar zyrtarët e qytetit zviceran duke thënë se ju i ndihmuat një kategori nga më të dhimbshmet, i ndihmuat gratë e Krushës.
“U jemi mirënjohës të gjithëve që kanë ndihmuar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, shtetit të Kosovës, donatorëve të ndryshëm dhe të gjithëve”.
Edhe Smajl Latifi ka falënderuar komunën zvicerane për përkushtimin, mbështetjen konkrete në funksion të përmirësimit të kushteve të punës për të gjithë gratë që punojnë në KB “Krusha”, duke thënë se ato me duart e arta që nga paslufta e deri sot, kanë krijuar një bazë për rritjen e kapaciteteve, cilësisë së prodhimeve, ku prodhimet e tyre tashmë janë bërë të njohura, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, në tregun e Bashkimit Evropian.
Sandrine Salerno, nënkryetare e Gjenevës, është shprehur se “për ne ka qenë shumë me rëndësi që të vijmë këtu në Krushë të Madhe, për të parë se çka keni bërë. Vizita ime këtu është me plot dëshirë, sepse përkrahja e këtij projekti është i një rëndësie shumë i veçantë për qytetin e Gjenevës, sepse në këtë Kooperativë punojnë shumë zonja, siç jeni ju gratë e Krushës”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










