Jeta në Zvicër
Qytetet me reputacionin më të mirë: Cyrihu në vendin e tetë
Cyrihu ndodhet në vendin e tetë dhe është i vetmi zviceran në top-10 të kësaj renditje
Sipas një klasifikimi të “Reputation Institute”, lider në matjen dhe vlerësimin e reputacionit të qyteteve dhe kompanive, qyteti me reputacionin më të mirë është Tokio, i cili këtë vit është ngjitur me 11 pozicione.
Në këtë studim janë analizuar 56 qytete në gjithë botën. Londra dhe Edinburgu kanë shënuar rënie në këtë klasifikim, të penalizuara nga Brexit, shkruan ‘Monitor’.
Në vend të fundit është Moska, ndërsa qyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerësimin më të lartë është San Francisko, në vendin e 20-të.
Cyrihu ndodhet në vendin e tetë dhe është i vetmi zviceran në top-10 të kësaj renditje, përcjell albinfo.ch.
Enrique Johnson, drejtor në “Reputation Institute”, deklaroi: Promovimi dhe zhvillimi i qeverisjes efektive është prioritet për qytetet për të fituar një reputacion të qëndrueshëm”.
Vendi i katërt për Vjenën që qëndron gjithnjë në pozicionet e para në klasifikim, edhe pse ka humbur një pozicion krahasuar me vitin e kaluar. Intervistat janë realizuar te 12 mijë persona, mes Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në periudhën mars-prill 2018.
Në vend të nëntë të klasifikimit të qyteteve më të bukura dhe të sigurta në botë gjejmë Munihun, i vetmi qytet gjerman i pranishëm në dhjetë vendet e parë.
Klasifikimi i plotë
1 Tokio
2 Sidnei
3 Kopenhagën
4 Vjenë
5 Stokholm
6 Venecia
7 Romë
8 Cyrih
9 Munih
10 Montreal
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë Pianistja Fatjona Matraku vlerësohet për promovimin e identitetit shqiptar në Francë... -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












