Kosova
Qytetarët shpenzuan 25 milionë euro për viza
Gjatë kësaj kohe janë dorëzuar mbi 507 mijë aplikacione, ndërsa rreth 97 mijë janë refuzuar

Nga viti 2010 deri në vitin 2016 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 25 milionë euro vetëm për aplikim për marrjen e vizës Shengen pa llogaritur edhe shpenzimet tjera për plotësimin e dosjes për aplikim.
Gjatë kësaj kohe janë dorëzuar mbi 507 mijë aplikacione, ndërsa rreth 97 mijë janë refuzuar.
Por, këtu nuk janë llogaritur shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me kompletim të dokumentacionit për viza, si shpenzimet për fotografi, sigurimin shëndetësor, shërbimet e përkthimit, shpenzimet bankare e ato të rrugës.
Pagesa për aplikim për vizë Shengen dallon varësisht nga ambasada, më e lira është 35 euro, ndërsa taksat më të larta shkojnë në 60 apo në 65 euro, shkruan “Zëri”.
Sipas statistikave të Komisionit Evropian dhe të Eurostat-it, gjatë viteve 2010-2016 kosovarët kanë pasur mbi 507 mijë aplikime për viza Shengen, të cilat sipas një përllogaritjeje me pagesën mesatare u kanë kushtuar mbi 25 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Madje, rreth 97 mijë prej aplikimeve gjatë këtyre shtatë vjetëve janë refuzuar.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri