Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në “rrezik” nga rritja e çmimeve të ushqimeve
Nga data 1 mars Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar vendimin që njihej si “çmim i garantuar”, që ishte marrë si masë për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.
Vendimi u mor ende pa u miratuar një projektligj për mbrojtje nga ekonomia jokorrekte, që është në procedurë parlamentare, e me të cilin Qeveria synon të zëvendësojë masat e deritashme të saj.
E kjo i ka lënë tregtarët me duar të lira që të vendosin vetë për rritjen ose jo të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sikur në periudhën e para shtatorit të vitit 2023 kur si pasojë e mungesës së masave ligjore, çmimet shënuan rritje të mëdha.
“Nga sot tregtarët do të rrisin çmimet në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo gjithsesi se do të rëndojë edhe më shumë gjendjen tonë. Ne, edhe ashtu ishim keq, por tani do të bëhet edhe më e vështirë”, thotë Mile Stojçev, punonjës në sektorin e ndërtimtarisë.
“Përfundimisht do të ketë rritje të çmimeve. Do të kthehemi në periudhën e para disa muajve kur çdo ditë përballeshim me rritje çmimesh dhe thellim të varfërisë”, thotë Almir Muftiq, pensionist.
Me këtë vendim Maqedonia e Veriut kishte arritur që të ngirjë çmimet për rreth 50 produkteve bazë të ushqimit, derisa tash nga Inspektorati i tregut paralajmërohen masa të rrepta për abuzuesit.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe ai që zbaton praktika të pandershme tregtare dhe shkel ligjet, do të sanksionohet rëndë, përfshirë edhe mbylljen e bizneseve për një periudhë të caktuar”, thotë Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit të tregut.
Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi, thotë se çdo sjellje joetike e çdo tregtari do të dënohet.
“Mendoj se do të ishte e pranueshme të kishte një rritje prej 5 deri 10 për qind, por mos të ndodhë sikur në rastin e makaronave që kishim rritje prej 75 për qind, apo rritje të ngjashme të produkteve tjera. Dihen rrjedhat e ekonomisë, kështu që dihet se çfarë është e pranueshme e çfarë jo”, thekson Bytyçi.
Por, njohësit e çështjeve të ekonomisë thonë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk mund të japë garanci se nuk do të ketë valë të re shtrenjtimesh.
“Askush nuk mund të japë garanci se çmimet nuk do të shtrenjtohen, apo në çfarë niveli do të korrigjohen. Në një ekonomi të lirë tregu çmimet varen nga kërkesa dhe oferta. Vlerësoj se masa për çmimet e garantuara ka konsumuar efektet e saj dhe masat e tjera duhet të rregullohen me kornizë ligjore, duke përfshirë Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca dhe autoritetet e tjera të shtetit”, thotë Bllagica Petreski, njohëse e çështjeve të ekonomisë.
Se gjendja ekonomike e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është përkeqësuar, flasin të dhënat e Entit të Statistikës, sipas të cilave, vlera e shportës për një familje katëranëtarëshe ka arritur 57.476 denarë, (afër 1.000 euro), por nëse kësaj i shtohet edhe qiraja e banimit për familjet pa shtëpi, atëherë shpenzimet arrijnë në gati 1.200 euro. Ndërkohë pagat në Maqedoninë e Veriut sillen mes 300 dhe 600 euro./REL
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











