Kosova
Qytetarët e Kosovës dënojnë kërcënimin e Erdoganit ndaj Haradinajt
Presidenti i Turqisë, Erdogan ka deklaruar në Stamboll se kryeministri Haradinaj do të japë llogari për kundërshtimin që ka bërë për dëbimin e gjashtë ‘gylenistëve” të enjten nga Kosova

Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me anë së cilës ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkaktuar reagime në Kosovë.
Ndonëse institucionet nuk kanë dal ende me ndonjë qëndrim përveç kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kjo deklaratë për qytetarët është shqetësuese. Madje, disa nga qytetarët e anketuar nga KosovaPress e quajnë presidentin turk, fashist dhe terrorist, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Turqisë, Erdogan ka deklaruar në Stamboll se kryeministri Haradinaj do të japë llogari për kundërshtimin që ka bërë për dëbimin e gjashtë ‘gylenistëve” të enjten nga Kosova.
Dëbimi i shtetasve turq për qytetarin Arben Hoxha është një trishtim. Ai tha se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut nga organet vendore.
“Rrëmbimi i qytetarëve turq ka qenë për mua trishtim. Së pari si fat i njerëzve dhe e dyta si shkelje e drejtave të njeriut nga ana e sistemit tonë, pastaj ky kërcënim që vjen pas mua nuk më habit, Erdogani është fashist, është një diktator, terrorist, sepse ushtron terror në popullin e vet së pari, pastaj mendon ta shtrijë ndikimin edhe te ne dhe si duket edhe ka arrit ta shtrijë ndikimin, por kjo duhet të na shërbej me i hap sytë dhe me ndërpre këtë ndikim sa më shpejtë, sepse është shumë I dëmshëm për ne”, tha Hoxha.
Edhe këngëtari, Shkumbin Kryeziu, deklaratën e presidentit turk e sheh të padrejtë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, por sipas tij veprimet e institucioneve të vendit me ngutin e tyre ka vënë në dyshim të madh rreth të arrestuarve.
“Mendoj se nuk është e drejtë të ketë qasje të tillë ndaj kryeministrit tonë, mendoj që është e padrejtë ky intervenim apo kjo përzierje. Në këtë rast është bërë një shkelje e drejtave të njeriut, është bërë një shkelje brutale nga organet tona kompetente me deportimin e këtyre njerëzve. Kjo nguti mua më bën për të dyshuar dhe dëshiroj atyre familjeve, atyre njerëzve që të lirohen sa më parë, mirëpo tash është në duart e Turqisë, por shpresoj se në të ardhmen Kosova të veprojë jo në këtë mënyrë”, tha Kryeziu.
Edhe për qytetarin tjetër Rabit Osmani, kërcënimi i Erdoganit është i paprecedent, pasi që sipas tij janë dy shtete të pavarura me njëra-tjetrën.
“Kërcënimi i kryetarit të Turqisë, Erdoganit është i pa precedent, ai është një shtet i pavarur edhe Kosova është një shtet i pavarur, sado që Ramushi sa i përket udhëheqësisë së Kosovës është katastrofë, megjithatë në këtë rast e mbroj dhe nuk ka një president i një shteti tjetër mu përzi në punë të brendshme të një shteti tjetër”, tha Osmani.
Nexhmedin Llapashtica kërkoi nga kryeministri Haradinaj që të jetë i gatshëm në këto momente që sipas tij i gjithë populli që jeton në shtetin e Kosovës janë në duart e tij.
“Kërcënimi i mikut si ta quaj ashtu Erdoganit është ‘se ti e ke popullin tënd, shtetin tënd, statusin tënd dhe ne e kemi tonin’, mirëpo porosis kryeministrin tonë të jetë syçelë në këto momente në të cilin varet krejt territori, populli dhe shteti në duart e juaja”, tha Llapashtica.
Qytetari Afrim Gashi, thotë se presidenti i Turqisë nuk ka drejtë të kërcënojë Kosovën sepse siq thotë ai “jemi nën ombrellën e SHBA-ve dhe turqit nuk i kemi vëllezër por i kemi pas armiq”.
“Parimisht është nguti e kryeministrit Haradinaj, nëse e marrim si shembull Gyleni është një njeri i arsimuar, një njeri që e udhëheq demokracinë e jo qeverisjen të cilën e përkrah Amerika. Erdogani nuk ka drejtë me kërcënu, sepse ne jemi nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është e kotë ajo, realisht nuk i kemi vëllezër ata, por i kemi pasur armiq”, tha Gashi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj