Qeveria kundër “zonave ambientale”
Sipas kundërshtarëve, përfitimi nga ky projekt do të ishte më i vogël se sa shpenzimet që do të lidheshin me të
Këshilli Federal ka hedhur poshtë projektin për „zonat ambientale” që ishte menduar të rregulloheshin nëpër qytetet zvicerane. Në këto zona, sipas projektit, do të lejoheshin vetëm automjetet që lirojnë më pak gazra të dëmshme.
Si arsyetim për refuzimin e projektit, Enti Federal për Rrugët ka paraqitur rezultatin negativ të anketës së bërë mbi këtë temë me partitë, shoqatat, kantonet dhe qytetet.
Kanë qenë 3700 subjekte që janë shprehur kundër zonave të tilla, bën të ditur 20 Minuten. Në veçanti kantonet, të cilat do të ngarkoheshin me zbatimin e projektit, janë shprehur kundër. Sipas tyre, përfitimi nga ky projekt do të ishte më i vogël se sa shpenzimet që do të lidheshin me të.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











