Kosova

Qeveria e Kosovës përkrah financiarisht Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Kurti dhe Mustafi nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, njofton zyra e kryeministrit Kurti.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.